Caktohet orari i ndeshjeve të fazës paraeliminatore në Champions

Caktohet orari i ndeshjeve të fazës paraeliminatore në Champions

Federata e Futbollit e Kosovës, e cila sivjet do të jetë mikpritëse dhe organizatore e ndeshjeve të rrethit paraeliminator të Ligës së Kampionëve, e ka arritur sot marrëveshjen me zyrtarët e UEFA-s rreth terminit të ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale të kësaj faze.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Arianit Ahmeti gjatë tërë ditës së sotme ka qenë në kontakt me zyrtarët e UEFA-s dhe në fund ka arritur akordin që klubit tonë kampion t’ia mundësojë ta zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale në orët e mbrëmjes, pasi fillimisht gjatë tërheqjes së shortit në selinë e UEFA-s ishte paraparë që ajo të luhet në orët e pasdites.

Kësisoj, të martën e 25 qershorit, ndeshja e parë gjysmëfinale do të jetë ajo ndërmjet SP Tre Penne nga San Marino dhe Santa Coloma nga Andorra, e cila do të zhvillohet prej orës 15:00, derisa në orën 20:45 do të luajnë Feronikeli dhe Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Ndërkohë, ndeshja finale ndërmjet dy skuadrave fituese do të zhvillohet të premten e 28 qershorit, në orën 20:45. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

COMMENTS