“Çadrat distancë 3.5 metra” Si do të bëhet plazhi në Shqipëri, nesër publikohen protokollet anti-Covid

“Çadrat distancë 3.5 metra” Si do të bëhet plazhi në Shqipëri, nesër publikohen protokollet anti-Covid

Nesër qeveria shqiptarë do të publikojë për herë të parë protokollet e sigurisë (ndaj Covid) për plazhet e vendit.

Lajmin e ka përcjellë këtë të enjte Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në emisionin Opinion. Manastirliu u shpreh se distanca e çadrave do të jetë nga boshti në bosht 3.5 metëe, dhe do të lejohen deri në dy shezlongë për çadër ose edhe çadra pa shezlong.

“Zbatohen protokolle të sakta dhe besojmë se nga data 1 Qershor do të kemi edhe protokollet që do të përcaktojnë kriteret për plazhet që do të kenë çadrat e vendosura, shezlongët, kushtet higjeno sanitare. Distanca e çadrave nga boshti në bosht do të jetë 3.5 metër. Do të ketë dy shezlongë, por mund të ketë edhe çadra pa shezlongë. Do të ketë kushte higjeno- sanitare. Po krijohet një autoritet i veçantë për plazhet. Kemi përcaktuar të gjitha këto në protokolle. Protokolli është gati, është i miratuar dhe nesër bëhet publik për të gjitha strukutat hoteliere dhe turizmin”-tha Ministrja e Shëndetësisë.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19