Buzëkuqin që e zgjedhni më së shpeshti tregon shumë për ju

Buzëkuqin që e zgjedhni më së shpeshti tregon shumë për ju

Kjo mund të ju duket e çuditshme, por ajo se çfarë gjendet në çantën tuaj te kozmetikës tregon shumë për ju.

Kur ne bëjmë makiazhin ne e pasqyrojmë vetën përmes ngjyrave.

Ngjyra të ndryshme, kanë edhe kuptime të ndryshme, si psh e kuqja tregon pasionin, ndërsa e portokallta buzëqeshjen dhe lumturinë, raporton “Bright Side”, transmenton lajmi.net.

Ngjyrë portokalli

Keni një sens shumë të mirë të humorit, dhe zakonisht kohën e lirë e shfrytëzoni me shoqëri ose duke njohur njerëz të ri. Njerëzit ju pëlqejnë për humorin dhe pozitivitetin tuaj.

Ngjyra kuqe

Ju nuk keni frikë ndaj mundësive të reja. Njëra prej qëllimeve tuaja më të rëndësishme është të i ndjekni ëndrrat e juaj dhe të i arrini qëllimet e juaja në jetë. Ju gjithashtu vlerësoheni për thjeshtësinë dhe gjërat klasike.

Ngjyra pink

Ju jeni personi më i kujdesshëm në shoqërinë tuaj. Pa marr parasysh se kush ka probleme në shoqëri, ata kthehen tek ju për komfort dhe kuptim. Jeni person shume i dashur dhe empatik, dhe ndonjëherë edhe emocional.

Ngjyra “Nude”

Ju i shijoni gjërat e thjeshta në jetë. Çka vlerësoni më shumë është sinqeriteti, shoqëria juaj ju dashurojnë për shkak se jeni person me “këmbë për tokë”, dhe për shkak aftësisë tuaj për relaks.

Ngjyra Vjollcë

Kur e dini se çfarë dëshironi, askush nuk mund të ju ndalojë. Disa mund të thonë se jeni kokë ngrirë, por ju jeni vetëm të determinuar. Ju keni një vullnet të fuqishëm që ju bënë që njerëzit të ju dëgjojnë./Lajmi.net/

 

COMMENTS