Britania shënoi ditën më të ftohtë, priten temperatura edhe më të ulëta

Britania shënoi ditën më të ftohtë, priten temperatura edhe më të ulëta

Një valë të ftohti ka përfshirë Britaninë e Madhe. Mbrëmjen e djeshme u shënua dita më e ftohtë në 26 vitet e fundit, ku termometri arriti në disa zona deri në -23C.

Rrugë të bllokuara, ndërprerje energjie, por edhe pamje mahnitëse nga stina e dimrit mund të shihen në fotogalerinë e mësipërme.

Dhe megjithatë e keqja duket se ende nuk ka ardhur me meteorologët që parashikojnë që moti do të vijojë të përkeqësohet dhe temperaturat do të ulen më tej në ditët në vijim.

COMMENTS