‘Bomba’ e Unitedit, thyen rekordin botëror në transferimin e fundit

‘Bomba’ e Unitedit, thyen rekordin botëror në transferimin e fundit

Jose Mourinho vazhdon të insistojë në transferimin e një mbrojtësi cilësor këtë verë.

Manchester United përmbylli një fushatë aspak të mirë përgatitore, dhe Jose Mourinho pas humbjes së fundit nga Bayern Munich ka paralajmëruar drejtuesit e klubit se i pret një sezon i vështirë me skuadrën aktuale.

Për të përforcuar skuadrën, Manchester United janë gati të thyejnë edhe rekordin botëror për një mbrojtës.

‘Sky Sports’ raporton se ‘Djajtë e Kuq’ mund të ofrojnë deri në 97 milionë euro për Harry Maguiren e Leicester Cityt.

Në rast finalizimi të kësaj marrëveshje, Maguiere do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke lënë pas Virgil van Dijk, që në janar të këtij viti për 94 milionë euro iu bashkua Liverpoolit nga Southampton.

 

COMMENTS