Boateng rikthehet në Serie A

Boateng rikthehet në Serie A

Kevin Prince Boateng është afër rikthimit në Serie A, ka raportuar Sky Sport.

Ish-mesfushori i Milanit pritet t’i bashkohet Sassuolos pasi kta të fundit thuhet se kanë arritur marrëveshje me klubin e tij, Eintracht Frankfurtin, transmeton Gazeta Express.

Ganezi si lojtar i Milanit arriti ta fitojë titullin e Serie A-së në vitin 2011. Ai ishte pjesë e Milanit për tre vite pastaj u transferua në Schalke dhe u rikthye përsëri në Milan pas dy viteve ku qëndroi vetëm një stinor.

Ashtu si lojtari edhe trajneri i Sassuolos, De Zerbi, kanë shprehur dëshirën që marrëveshja të përfundohet në mënyrë që Boatengi të rikthehet në Serie A, mungojnë vetëm disa nënshkrime deri të finalizimi.

 

COMMENTS