BMW tregon që Seria Gran Turismo nuk do prodhohet më!

BMW tregon që Seria Gran Turismo nuk do prodhohet më!

Në një fjalim për rezultatet financiare për qerekun e parë të vitit, shefi i kompanisë BMW, Harald Kruger dha disa detaje për të ardhmen e kompanisë. Edhe pse zyrtarizimet ishin shumica pozitive, kishte edhe disa lajme të këqija prej Serisë 3 Gran Turismo.

“Nuk do të ketë një pasardhës”, thotë Kruger.

Deklarata nuk krijoi ndonjë befasi pasi që drejtori i BMW Klaus Frohlich kishte dhënë disa sinjale se prodhimi i kësaj serie do përfundojë shpejt. Vitin e kaluar ai sugjeroi se blerësit duan “të ulen më ulët” dhe se seria e GT po vihej nën presion nga SUV’të tjera.

Kombinimi i bukur i një sedan dhe gjipi nuk shkun mirë me strukturën e firmës.

Edhe pse një nga modelet e tyre po ikë, modeli i ri është rrugës. Detajet për modelin e ri elektrik BMW iNext janë shpalosur nga Kruger. Ajo premton të ketë një fuqi të udhëtojë 600 kilometra me një mbushje të baterive.

Kruger gjithashtu ka diskutuar që të bëjë BMW’në dhe prodhimin e saj më të shpejtë dhe efiçientë. Deri në vitin 2024 një përdorim më i madh i simulimit digjital do lejojë kompaninë të ndërtojë 2.500 më shumë prototipe për vetura të reja.

 

COMMENTS