BIK DËNON SULMIN TERRORIST TË VJENËS

BIK DËNON SULMIN TERRORIST TË VJENËS

Bashkësia Islame e Kosovës, ka dënuar sulmin terrorist në Vjenë, njofton Insajderi.

Një grup i armatosur terroristësh që dyshohet se kishin motive “islamike”, sulmuan qendrën e kryeqytetit austriak, të hënën.

Në Komunikatën e BIK-ut thuhet se “Sulmi i mbrëmë në Vjenë të Austrisë, është atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore. Vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si dhe sfidimin e rendit dhe ligjit”.

BIK deklaroi po ashtu se terrorizmi nuk ka fe, por ka ideologji.

“Nuk duhet bërë asnjë kompromis me terrorin, sepse terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit. Terrori nuk ka fe,  por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e  heshtur para tij”.

“Në këto momente, jemi pranë popullit e shtetit mik të Austrisë, bashkëndiejmë dhimbjen me familjet e viktimave,  ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në deklaratë. /Insajderi.com

 

COMMENTS