Berlusconi kundër projektit për shembjen e San Siros

Berlusconi kundër projektit për shembjen e San Siros

Është një jo e prerë, ajo e Silvio Berlusconi në lidhje me shembjen e stadiumit “San Siro”, sikurse parashikohet nga projekti i fizibilitetit të prezantuar nga “Interi” dhe “Milani” në komunën e Milanos.

Jam krejtësisht kundër, është diçka pa kuptim”, thekson ish-presidenti i Milanit.

San Siro mund të përdoret për evente të tjera, është në zemër të të gjithë milanistëve, milanistëve dhe internistëve, që kanë për zemër futbollin. Kjo është diçka absurde vetëm ta mendosh. Si mund të shembet një vend që ka bërë të drithërojnë zemrat e zi kaltërve dhe milanistëve për dekada dhe ku kemi arritur shumë fitore. Edhe zemra kërkon pjesën e saj”, vazhdoi Berlusconi.

Ish presidenti i Milanit është rikthyer të flasë edhe për skuadrën kuqezi, ku ka komentuar me nota pozitive planet e shoqërisë së re dhe ka vlerësuar njërin prej futbollistëve të organikës aktuale.

Pas dy viteve të vështira, shpresoj që skuadra të rigjejë qetësinë dhe të punojë për t’u ringritur në nivele të larta. Më pëlqen mënyra se si po organizohet klubi, ndaj kam besim te e ardhmja. Suso është futbollisti më i mirë që ka Milani dhe është një nga fantazistët më të mirë në qarkullim, pasi driblon shpejt dhe ka një gjuajtje fantastike nga distanca”, tha Berlusconi.

Më pas ish numri 1 i kuqezinjve, aktualisht deputet në Parlamentin Europian vlerësoi edhe emërimin e Giampaolos në stol, teksa nuk e fshehu simpatinë për skemën 4-3-1-2, që përdor edhe trajneri aktual i Milanit.

Giampaolon nuk e njoh nga afër, por këto ditë do të kemi një takim dhe po punojmë për këtë. Unë jam një tifoz i skemës 4-3-1-2, pasi me këtë rreshtim kemi fituar shumë trofe”, deklaroi Berlusconi.

 

COMMENTS