Berisha zbulon arsyen pse Rama urren artistët

Berisha zbulon arsyen pse Rama urren artistët

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur ekzekutim të teatrit Kombëtar dhe një vendim mafioz të qeverisë, projektligjin që pritet të kalojë sot në Kuvendin e Shqipërisë me procedurë të përshpejtuar për shembjen e godinës së Teatrit.

Në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendi, ku pak hapa më larg artistë dhe qindra qytetarë janë ngritur në protestë për t’i bërë thirrje politikanëve të mos e votojnë këtë pr.ligj, Berisha zbuloi urrejtjen që sipas tij kreu i qeverisë ka ndaj artistëve.

“Sot në parlament po konsumohet një krim i shëmtuar kombëtar nga mafia qeveritare

Në mënyrë të paimagjinueshme jashtë çdo rregulli dhe morali, në momentin kur BE hodhi poshtë kërkesën për hapjen e negociatave dhe i shtyu për në fund të 2019-ës dhe ju garantoj deri në gjysmën e dytë të 2021-shit.

Në vend të paraqitej sot në Kuvend një plan i studiuar për të adresuar 13 kushtet e caktuara nga BE, paraqitet ligji i ekzekutimit të një simboli kombëtar, Teatrit Kombëtar. Nga një njëri që udhëhiqet nga urrejtja patologjike ndaj çdo gjëje të arrirë me artin dhe kulturën shqiptare, mbasi vet i mbetur në komplekset primitive të një adoleshenti të vonuar, zhgarravit gjithë jetën pa provuar një sukses të vetëm”, tha Berisha.

 

COMMENTS