Berisha: Nisma do të jetë në qeveri sepse Kosova ka nevojë për vizionin e saj

Berisha: Nisma do të jetë në qeveri sepse Kosova ka nevojë për vizionin e saj

Zafir Berisha deputet nga Nisma Socialdemokrate në një prononim për Periskopin thekson se partia e tij do të shkojë e vetme në zgjedhje.

Sipas tij, partitë që po bëjnë koalicione parazgjedhore, kanë probleme të tjera e që Nisma ato nuk i ka.

“Përcaktimi i strukturave të Nismës është që në këto zgjedhje të shkoj e vetme dhe as që jemi duke menduar ndonjë kualicion parazgjedhor…Partitë që po bëjnë koalicione parazgjedhore kanë halle dhe matmatika tjera për të cilën Nisma nuk e ka atë hall”, tha Berisha.

Tutje ai shprehet i bindur se Nisma do të jetë pjesë e Qeverisë.

“Një gjë jemi të sigurtë se NISMA edhe sipas analizave dhe punës në teren do t’i ketë më shumë se 10 deputet në Kuvendin e Kosovës dhe do jetë në qeverinë e ardhshme… jo vetëm pse ka nevoj Nisma për këtë por sepse kanë nevojë institucionet për frymën dhe vendosmërinë e lidërve të Nismës”, përfundon Zafir Berisha.

 

COMMENTS