“Bëjmë kështu se duan ata poshtë (populli)” Ish- Presidenti tregon bisedën me kryeministrin!

“Bëjmë kështu se duan ata poshtë (populli)” Ish- Presidenti tregon bisedën me kryeministrin!

Shumë shpeh një pyetje e thjeshtë mund t’i lindi kujtdo, kur ditën e enjte dëgjon në edicionet e lajmëvë shumëllojshmërinë e të sharave që artikulohen nga politikanët shqiptarë, duke nisur nga deputeti më i parëndësishëm deri tek kryeministri e kryetari i kuvendit… pse lëshohen gjithë këto fyerje e ofendime nga goja e politikanëve?!

“Na thonë se ata poshtë (populli) kështu duan!”

Kjo ishte përgjigja e njërit prej kryeministrave të vendit. Lajmin e ka treguar ish Presidenti Alfred Moisiu, i cili i ftuar në emisionin Studio e Hapur, ka analizuar disa nga arsyet se përse ka kaq shumë përplasje në politikën shqiptare.

Moisiu: Është për të ardhur shumë keq, se nga vetë fjala duhet të kuvendohet, bidesohet, duke pasur parasysh mendimet e propozimet e secilës palë. Kuvendet nuk bëheshin kështu në Shqipëri, tani cfarë nuk dëgjon, fjalët më të fundit i dëgjon në krye, deputetët kanë humbur respektin dhe unë kur kam qenë në detyrë me kryeministrat e kohës i kam thënë zotërinj duhet të respektojmë njëri tjetrin më shumë, se ca do presim nga të tjerët?

Duket se situata nuk ka ndryshuar nga koha kur ishit ju në krye të vendit me Berishën, Nanon…

Moisiu: Se s’dua të përmend emra, më thonë s’do përplasje, por jo, përplasje bëj kur duhet. I thashë njërit, c’është kjo. ca bëni kështu, mu përgjigj: “na thonë ata poshtë kështu duan”. I thashë, po mirë ne duhet të shkojmë në nivelin e atyre poshtë?

Pra është populli që i imponon?

Moisiu: Jo masa, shqiptarët nuk janë kështu, janë militantët. Dua ta them edhe këtu mbase është cik e rëndë, por politikanët deri tani shqetësoheshin kush mund të pasurhej në mënyrë abuzive sa më shumë, e sot shqetësohen si ta mbrojnë atë pasuri që në mënyrë abuzive kanë akumuluar, e këto përplasje janë një tymnajë se nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve./GE

 

COMMENTS