Behrami përshëndet me flamur të Kosovës, “dis” tifozëve brazilian

Behrami përshëndet me flamur të Kosovës, “dis” tifozëve brazilian

Mesfushori kosovar, që mbron ngjyrat e Kombëtares se Zvicrës ka përshëndetur në mënyrë të vecantë të gjithë tifozët pas eliminimit nga Botërori

Behrami dhe Zvicra u eliminuan mbrëmë nga Botërori pasi që ishin të pafat kundër Suedisë, të cilët i mposhtën me një gol të shënuar nga Forsberg në minutën e 61’të.

E pasi janë eliminuar Behrami ka postuar një foto në InstaStory duke falënderuar të gjithë të gjithë tifozët e Zvicrës.

“Falëminderit të gjithëve për këtë përkrahje të mahnitshme gjatë këtij Botërori”, ka shkruar ai mbi fotografi.

E duket se Behrami mund të vijë edhe në Kosovë pasi që në mes të fotos “Family” e ku pas kësaj fjale gjendet flamuri i Kosovës.

Krejt në fund ai ka pas një mesazh për të gjithë tifozët e Brazilit, të cilët e kishin kërcënuar se do ta vrisnin Behramin pas ndeshjes fenomenale dhe fitimit të dueleve kundër Neymar.

“Oh…për të gjithë fansat e Brazilit, shpresojë ta fitoni Botërorin”, ka shkruar ai. /GE

 

COMMENTS