Basha thirrje kreut të SPAK: Dil sot e sqaro ku janë hetimet për inceneratorët, mos hesht si Rama!

Basha thirrje kreut të SPAK: Dil sot e sqaro ku janë hetimet për inceneratorët, mos hesht si Rama!

Për ditën e dytë radhazi, kryetari i PD-së i është drejtuar Prokurorisë Speciale Antikorrupsioni (SPAK) për të folur në lidhje me stadin e hetimeve për inceneratorët e Tiranës, Fierit e Elbasanit.

Në një konferencë për median, Basha iu drejtuar direkt kreut të SPAK, Arben Kraja, duke i kërkuar publikisht që të dalë sot përpara shqiptarëve dhe të tregojë se në çfarë stadi ndodhet hetimi, kush janë prokurorët që po e ndjekin çështjen që sipas Bashës është kryevjedhja e shekullit.

Rama: Modeli që ne kemi shpallur për cdo aferë korruptive do të zbatohet dhe për këtë aferë. Jo vetëm që do të pezullohen, do të hetohen, por të gjithë ata të përfshirë në këtë megavjedhje, do të vihen para ligjit, para drejtësisë.

Rama e ka gjetur të gatshëm planin e qeverisë gjermane dhe ky plan mund të zbatohej me transparencë e garë të hapur, e po të ndodhte kështu, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që trajtimi i plehrave të bëhet në mënyrë bashkëkohore dhe në mënyrë që shteti të mos nxjerrë asnjë kacidhe nga buxheti.

Rama i vuri shkelmin ekspertizës gjermane dhe Bankës Botërore dhe ka kryer pa garë, pa tender e në sekret koncesione që janë fituar nga nje person.

Asnjë kompani e regjistruar ofshore nuk do të lejohet më të marrë pjesë në konkurrim e jo më të fitojë tendera.

Shqiptarët kanë paguar 75 mln euro dhe këto para nuk dihet se ku kanë shkuar. Ndaj dua të përsëris kërkesën drejtuar SPAK, Arben Krajës i kërkoj të dalë e të flasë publikisht në cilin stad ndodhen hetimet ndaj inceneratorëve.

Është e pafalshme që SPAK të heshtë siç hesht Rama, Veliaj, Arben Ahmetaj. Kjo ju vendose në anën e gabuar të historisë. Ndaj sot, i bëj thirrje të dalë e t’i tregojë shqiptarëve se në çfarë stadi janë hetimet, kur do të pyeten Rama, Ahmetaj, që brenda një dite të vetme me 9 institucione, morën 17 vendime për t’i dhënë 400 mln euro në tendera një kompanie me vetëm 1 mijë euro buxhet.

Ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve që tani kanë më shumë nevojë se kurrë për bukën e gojës dhe ilaçe?

 

COMMENTS