Barcelona e mëson çmimin e Mohamed Salah

Barcelona e mëson çmimin e Mohamed Salah

Nëse Barcelona dëshiron të nënshkruajë me ndonjë lojtar të Liverpoolit deri në vitin 2021, do të duhet të paguajnë më shumë se sa është vlera në treg.
E gjithë kjo vjen pas marrëveshjes së dy klubeve të arritura, kur katalanasit mbyllën marrëveshjen për transferimin e Philippe Coutinhos.

Kjo marrëveshje është zbuluar nga Cadea Ser, që thotë se Barcelona duhet të paguajë 100 milionë euro më shumë Liverpoolit se sa vlera në treg e lojtarit deri në vitin 2021.

Kjo marrëveshje e ka rritur dukshëm çmimin e Mohamed Salah për Barcelonën.

Nëse katalanët dëshirojnë transferimin e yllit egjiptian, duhet t’i paguajnë Liverpoolit 250 milionë euro.

150 milionë të kësaj shume shkojnë për çmimin e lojtarit që i ka vendosur Liverpool, dhe 100 milionë tjera për marrëveshjen e arritur në rastin e transferimit të Coutinhos./Lajmi.net/

 

COMMENTS