“Barcelona do të pendohet që ia la Kubon Real Madridit”

“Barcelona do të pendohet që ia la Kubon Real Madridit”

Skauti i Barcelonës për një kohë të gjatë, Joan Vila, beson se ata do të pendohen që kanë lejuar të humbasin Takefusa Kubon.

Reprezentuesi i Japonisë ishte pjesë e të rinjve të Barcelonës për disa vite, por u detyrua të kthehet në vendlindje pasi FIFA dënoi klubin spanjoll për mos respektimin e rregullave.

Kubo, verën e kaluar u rikthye në Spanjë me Real Madridin që vendosi ta transferojë 18 vjeçarin, për ta huazuar te Real Mallorca ku po bën një sezon fantastik.

Lidhur me humbjen e Kubos Vila tha për AS: “Është një ndër gabimet e dekadës që ka bërë klubi. Do të pendohemi që e kemi lënë Kubon të na shpëtojë dhe të shkojë në Real Madrid”.

“E kam seriozisht, është gabim i papërmirësueshëm nga Barcelona”.

“Lëshimi i një talenti të tillë është shumë serioze, por edhe më keq nëse bëhet fjalë për një sulmues, që janë më të kërkuarit në treg dhe më të çmueshmit”.

Vila shtoi: “Ai nuk ka frikë nga asgjë. Atij i mungon pak fiziku. Ai nuk është shumë i gjatë. Por përndryshe, ai është një lojtar shumë i zhvilluar. Me talentin dhe inteligjencën do të jetë ndër më të mirët në botë shumë shpejt”.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19