Barcelona dëshiron Griezmann, por një tjetër ekip futet në skenë

Barcelona dëshiron Griezmann, por një tjetër ekip futet në skenë

Antoine Griezmann njoftoi dje se nuk do të jetë më pjesë e Atleticos, duke zbuluar se dëshiron të ketë sfida të tjera.

Për muaj të tërë, para se Juventusi të eliminonte Atleticon në Ligën e Kampionëve në mars, ai bëri të ditur se donte të largohet nga ‘Los Colchoneros’ duke iu ofruar Barcelonës.

Kjo është arsyeja pse lajmi i lamtumirës së Griezmann nga Atletico mbrëmë, ka kapur në befasi bordin dhe ekzekutivin e Barcelonës, e cila është e fokusuar publikisht në finalen e Kupës së Mbretit më 25 maj.

Paris Saint-Germain ka dalur në skenë në momentet e fundit dhe ofron më shumë para për sulmuesin, një idhulli në vendin e tij. Logjikisht, derisa një klub nuk e ekzekuton pagesën e klauzolës prej 120 milionë, nuk mund të konfirmohet asgjë me klubin pavarësisht se ka një marrëveshje verbale, shkruan sot Mundo Deportivo.

Prandaj, gjatë muajit në vijim, ndërsa Antoine nuk e thotë publikisht se do të vesh një fanellë të caktuar, spekulimet do të vazhdojnë pa përjashtuar se gjatë kësaj kohe PSG, duke pasur parasysh potencialin e saj, mund të paguajë deri në 200 milionë euro. Atlético do të ishte e kënaqur.

Barca që nga njoftimi i djeshëm e di që nuk është asgjë e sigurt, pavarësisht takimeve personaleve që patën me lojtarin viteve të kaluara.

Griezmann duhet të vendosë: Të luaj Messin apo të kthehet në vendin e tij të lindjes. /Lajmi.net

 

COMMENTS