Avokati Koci: Brenda 6 muajve do të kemi aktakuzën e parë nga Specialja

Avokati Koci: Brenda 6 muajve do të kemi aktakuzën e parë nga Specialja

Avokati, Arianit Koci, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se brenda gjashtë muajve të ardhshëm do të kemi aktakuzën e parë të lëshuar nga Gjykata Speciale.

Gazeta Express ka raportuar sot se Prokuroi i Specializuar ka njoftuar Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës se ka ndërmend të fillojë procedime penale para Dhomave të Specializuara dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin.

E Koci thotë se kjo vetëm e vërteton diçka që ai kishte thënë më herët.

“Kam thënë që vendimet e Speciales nuk janë të lidhura me vendimet politike. Kjo po vërtetohet”, thotë ai.

Tutje ai tregon se kur pritet të jetë aktakuza e parë.

“Brenda 6 muajsh i akuzuari i parë do të marrë vesh që ka filluar çeshtja ndaj tij”, tha Koci.

“Gjyqtari i procedurës e merr dhe e trajton mirë lëndën. Brenda gjashtë muajve do të jetë aktakuza e parë. Pra ka shanse që pas 3 maujve të kemi zhvillime të reja”

“Duhet që gjyqtari të merr në shqyrtim çështjen paraprake” /Express/

 

COMMENTS