Avokati i Napolit konfirmon marrëveshjen Sarri- Chelsea

Avokati i Napolit konfirmon marrëveshjen Sarri- Chelsea

Avokati i Napolit ka konfirmuar e është takuar më përfaqësues të Maurizio Sarrit, ku kanë organizuar një pakt “të quajtur pakti i mospjesëmarrjes në treg”

Trajneri teknikisht ishte pushuar për t’u zëvendësuar me Carlo Ancelottin, por ende ka kontratë me Napolin.

Raportohet se njuë marrëveshje i është ofruar Chelseat që ata ta marrin me vete Sarrin dhe mesfushorin Jorginho për 65 milionë euro.

“Ka shumë gjëra që janë ka ndodhin në këtë moment”, tha avokati i Mattia Grassani për Radio CRC/

“Kishte një takim në Romë në zyrat e De Laurentiis, pa Sarrin. Ne shkëmbyem qënrimet tona te klubi anglez dhe avokatët e trajnerit: kjo gjë është 10 herë më e komplikuar krahasuar me kohën kur ai kishte ardhur”, ka thënë ai.

“Problemi është se ka kaq shumë klauzola që De Laurentiis është duke i shikuar personalisht. Ai nuk dëshiron të lë ndonjë mundësi për vitet e tjera të Sarrit në Chelsea dhe kështu do të ndodh”.

Kjo ka nxitur lajmet që Sarri duhet të nënshkruaj në kontratë se nuk do të kërkon lojtarë të tjerë në skuadrën e Napolit, veçanërisht ata që kanë klauzola lirimi.

COMMENTS