Avioni ku ndodhet studentja shqiptare ulet në Turqi, masat ekstreme për koronavirusin

Avioni ku ndodhet studentja shqiptare ulet në Turqi, masat ekstreme për koronavirusin

Top Channel ka mësuar se rreth orës 19:11 të kësaj të shtune përmes një avioni të forcave ushtarake turke ka mbërritur në Ankara studentja shqiptare, Silva Doci, që jetonte dhe studionte në epiqendrën e koronavirusit në Ëuhan.

Në pistën ku u ul avioni binin në sy masa ekstreme organizative marrë nga pala turke.

Për të pritur shtetasit turq dhe studenten shqiptare kishin dalë ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, prefekti i Ankarase, si dhe Ambasadori i Shqipërisë në Ankara Kastriot Robo.

Autoritetet turke kanë deklaruar se të ardhurit nga zona e Wuhanit do te kalojnë 2 jave karantine në spitalin “Zekai Tahir Burak” në Ankara.

Pas mbarimit të karantinës, Ambasada Shqiptare do të mbështesë dhe mundësojë kthimin e Silva Docit në Shqipëri.

 

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19