Autori i “A ban me fol”, merr vendim tjetër për këngën e Taynës

Autori i “A ban me fol”, merr vendim tjetër për këngën e Taynës

Sot, autori i frazës “A ban me fol”, Ilir Hajraj ka bërë një reagim kundër Taynës, pasi kjo e fundit e përdori në këngën e re shprehjen e tij.

Ai në postim ka shkruar se këngëtarja ka përdorur pa leje frazën e famshme të tij “A ban me fol”.

Megjithatë, këtë postim të Ilirit nëse e shikoni tani nuk mund ta gjeni pasi që e ka fshirë nga Facebooku.

Ndërkohë, menaxheri i Taynës për lajmi.net, tha se djaloshi në fjalë ka shkruar vetëm për famë sepse kanë biseduar paraprakisht për këtë çështje.

E për të gjithë ata që nuk e kanë parë, më poshtë e keni postimin e plotë të autorit të “A ban me fol”. /Lajmi.net

 

COMMENTS