Atletico Madridi kërkon sulmuesin e Milanit

Atletico Madridi kërkon sulmuesin e Milanit

Raportohet për një interesim të Atletico Madridit për sulmuesin e Milanit, Nikola Kalinic, por ‘Rossonerët’ kërkojnë 25 milionë euro për të.

Sulmuesi kroat kaloi në Milan nga Fiorentina në formë huazimi me obligim blerje, me çmimin total që besohet se është 29 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

30-vjeçari arriti t’i shënojë vetëm gjashtë gola gjatë tërë stinorit, dhe është dërguar në shtëpi nga Kroacia gjatë Botërorit pas refuzimit të tij për tu futur në lojë si zëvendësues.

Negociatat janë gati për të filluar mes Milanit dhe Atleticos, ka raportuar Calciomercato.

Atletico Madridi së pari duhet ta shesë Kevin Gameiron para se të vendosë për një ofertë pë Kalinicin. Çmimi i sulmuesit pritet të ulet pas një stinori jo të mirë.

 

COMMENTS