Atletico i ka gati 40 milionë euro për Rakiticin

Atletico i ka gati 40 milionë euro për Rakiticin

Mesfushori i pakënaqur kroat pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit

Ditët e Ivan Rakiticit në Barcelonë duket se janë të numëruara.

Mesfushori kroat pritet të largohet nga Camp Nou në afatin kalimtar të janarit.

Nënkampioni i botës me Kroacinë nuk po ka hapësira të mjaftueshme nën drejtimin e trajnerit Ernesto Valverde dhe largimi i tij duket i pashmangshëm.

Sipas mediumit “Movistar+”, klubi tjetër i La Ligas, Atletico Madridi ia ka vënë syrin ish-futbollistit të Sevillës.

Trajneri Diego Simeone e pëlqen tej mase mesfushorin kreativ dhe Atletico është e gatshme t’i ofrojë 40 milionë euro për Rakiticin.

31 vjeçarin e duan edhe në Itali, dy rivalët lokalë, Interi dhe Milani. /Gazeta Express

 

COMMENTS