Aston Villa e mund Arsenalin dhe i mban gjallë shpresat për mbijetesë në Premierligë

Aston Villa e mund Arsenalin dhe i mban gjallë shpresat për mbijetesë në Premierligë

Aston Villa e ka mundur 1:0 Arsenalin në një ndeshje jetike për mbijetesë në Premierligë, të cilën mund ta sigurojë në ditën e fundit të sezonit 2019/20 në fundjavë.

Trezeguet ishte heroi i Villës duke e shënuar atë që ishte goli i vetëm dhe i triumfit shpresëdhënës për skuadrën e tij të mërkurën në Villa Park, raporton Gazeta Express.

Pas këtyre tri pikëve të mëdha, Villa renditet në vendin  e 17-të, jashtë zonës së rënies nga liga, por me pikë të barabarta me Watfordin që është në pozitën e 18-të, dhe tri pikë më pak se Bournemouth në vendin e parafundit.

Fati i Villës do të vendoset në ditën e fundit të kampionatit këtë fundjavë.

Arsenali, ndërkohë, ngel në pozitën e 10-të me 53 pikë dhe asnjë mundësi për t’u kualifikuar në Ligën e Evropës përmes ligës.

Por skuadra e Mikel Artetës do ta ketë këtë një mundësi tjetër për ta arritur këtë, nëse e mund Chelsean në finale të FA Cup.

Villa ishte më kërkuese dhe krijoi më shumë se Arsenali, edhe pse ky i fundit e mbizotëroi topin shumicën e kohës.

Vendasit shënuan falë goditjes fantastike nga Trezeguet pas një topi të kthyer në zonë në minutën e 27-të.

Arsenali nuk e pati asnjë goditje brenda kornizës së portës së Villës.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19