Asnjë dëshmitar në gjykimin rreth aferës “Pronto”

Asnjë dëshmitar në gjykimin rreth aferës “Pronto”

Gjykimi rreth aferës “Pronto” ka gjasa të zhvillohet pa dëshmitarë. Prokuroria, bazuar në aktakuzë, nuk ka propozuar dëgjimin e asnjë dëshmitari.

Aktakuza prej 85 faqesh, një kopje të së cilës e ka siguruar “Koha Ditore”, është mbështetur në prova të tjera, siç janë përgjimet telefonike, urdhrat e gjykatave, raportet policore, shkresat dhe vendimet e ndryshme institucionale.

Një pjesë e të akuzuarve kanë zgjedhur të mbrohen në heshtje para Prokurorisë, kurse pjesa tjetër kanë mohuar çfarëdo përgjegjësie penale.

Një ministër, një ish-zëvendësministër, deputetë e ish-deputetë të PDK-së, këshilltarë të Kuvendit të Kosovës, si dhe zyrtarë të tjerë, janë të akuzuar në aferën “Pronto”. /Koha Ditore

 

COMMENTS