Arrestohet prishtinasi, pasi sulmoi një femër

Arrestohet prishtinasi, pasi sulmoi një femër

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i dyshuari kishte sulmuar fizikisht një femër.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes.

 

COMMENTS