Arrestohet 25 vjeçari, vrau vëllain dhe e hodhi nga ballkoni që të dukej si aksident

Arrestohet 25 vjeçari, vrau vëllain dhe e hodhi nga ballkoni që të dukej si aksident

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë ku  një 25 vjeçar ka vrarë të vëllain e tij duke e goditur me sende të mprehta në kokë.

Më pas trupin e pajetë të të vëllait ai e hodhi nga ballkoni, duke u përpjekur që ngjarja të dukej si aksident.

Ngjarja ndodhi në Bracellona Pozzo di Gozzo, ndërsa 25 vjeçari me origjinë rumune u arrestua nga policia, pasi autoritetet zbuluan të vërtetën.

Fillimisht 25 vjeçari denoncoi në polici për trupin e pajetë të vellaut, duke u thënë hetuesve se ai kishte shoqëruar vëllain e tij në shtëpi nga një lokal ku kishte harruar telefonin e tij dhe më pas ishte kthyer për ta marrë atë, ndërsa kur shkoi në shtëpi e gjeti vëllain të vdekur.

Efektivët kuptuan që të dhënat që ai kishte dhënë ishin shumë kontradiktore, ndërsa autopsia zbardhi vdekjen e vëllait të tij.

COMMENTS