Arrestohen 5 persona në Pejë për rrahje mes vete

Arrestohen 5 persona në Pejë për rrahje mes vete

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Hysni Rama” në Pejë.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka arrestuar 5 persona të cilët ishin të përfshirë në rrahje. Personat e dyshuar fillimisht janë fjalosur në mes veti dhe më pas kanë sulmuar njëri-tjetrin me ç’rast tё gjithë tё dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e PK-së nga Peja.

Të njëjtit janë dërguar në spital për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, të gjithë personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në ndalim Policor prej 48- orёsh”, thuhet në raport.

 

COMMENTS