Arilena ngriti në këmbë publikun në Tiranë, publikon pjesë nga performanca

Arilena ngriti në këmbë publikun në Tiranë, publikon pjesë nga performanca

Arilena Ara është një prej artisteve shqiptare suksesi i të cilës ka kaluar edhe kufijtë.

Këngëtarja së fundi kishte performuar në “Fan Zone”, në finalen e Kampionatit Botëror “Russia 2018”, shkruan lajmi.net.

Pasi u rikthye në Shqipëri, këngëtarja ka mbajtur koncert madhështor në Tiranë, ku ngriti gjithë publikun në këmbë.

Ajo ka publikuar disa video në rrjete sociale, përmes të cilave ka shkëputur pjesë nga ajo performancë.

Kujtojmë që ishte projekti “Nëntori” ai me të cilin Arilena fitoi famën më të madhe jashtë trojeve shqiptare.

 

COMMENTS