ARD dhe SFR shfaqin një film televiziv për mafian shqiptare, shikohet nga miliona shikues

ARD dhe SFR shfaqin një film televiziv për mafian shqiptare, shikohet nga miliona shikues

Sonte nga ora 20:15 në televizionin e parë gjerman ARD, dhe atë zviceran SFR është shfaqur premierë filmi televiziv “Der Zürich Krimi- Bochert und der tote im see”

Filmi është një film që për ngjarje kryesore ka luftën e policisë zvicerane me mafian shqiptare. Në film po ashtu flitet për shqiptarët, për bizneset, traditat, konfliktet, etj.

Në përgjithësi filmi flet për disa grupe dhe familje të pasuara shqiptare në Zvicër të përfshira në tregtinë e lendeve narkotike, dhe lidhjet e tyre me Shqipërinë, janë shkas i ndjekjes nga policia zvicerane.

Aktori kosovar Ilir Rexhepi, në njërin nga rolet kryesore

Seriali filmik është realizohet nga Graf Film Produktion dhe Mia Film për televizionin e parë gjerman ARD, ndërsa transmetohet në shumë televizione të ndryshme europiane duke pasur një shikueshmëri të lartë.

Ilir Rexhepi

Regjine e ka bërë regjisori zviceran Florian Froschmayer, ndërsa drejtor i fotografisë i Jörg Widmer.

Një rol bartës në këtë film e ka tashmë aktori i njohur kosovar në Gjermani, Ilir Rexhepi, kurse në rolet tjera paraqiten aktorë të njohur në Europë si; Christian Kohlund, Inna Paule Klink, Pierre Kiwitt, Peter Davor, Thomas Limpinsel, Marie Anne Fiegel, Lea Freund, Nicola Perot, Emma Drogunova etj. /GazetaExpress/

Ilir Rexhepi
 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19