Apple prezanton zyrtarisht modelet e reja të iPhone [Video]

Apple prezanton zyrtarisht modelet e reja të iPhone [Video]

Është prezantuar telefoni më i ri i kompanisë Apple, iPhone Xs.

Ky telefon, sipas shefit të kompanisë, Tim Cook, është telefoni më i avancuar që ka krijuar ndonjëherë Apple.

Kompania ka thënë se ai është me ekranin më të qëndrueshëm në botë.

Është rezistent ndaj ujit dhe vjen me disa versione ngjyrash.

iPhone Xs vjen me dy versione ekranesh, 5.8-inç dhe 6.5-inç, që është më i madhi në histori të Apple-it.

Versioni më i madh do të quhet iPhone Xs Max.

Telefonat e rinj të kompanisë kanë deri në 512 gigabajt hapësirë të brendshme.

Apple prezanton modelin më të ri të iPhone XS(📹 Source: Apple.com)

Posted by Lajm on Wednesday, September 12, 2018

 

Prezantohet Apple Watch Seria 4

Apple është duke mbajtur konferencën e radhës përmes së cilës shpalos produktet e saj më të reja.

Ka prezantuar edhe orën më të re që quhet “Series 4”, dhe ka 30 për qind ekran më të madh se paraardhësi i saj.

Kjo është krijuar nga kristali qeramikë dhe safire, raporton Reuters. Me modelin e ridizajnuar ajo do të jetë dy herë më e shpejtë.

Kjo orë mban një çip që detekton kur një person rrëzohet, dhe ajo mund të bëjë një thirrje emergjente pasi të jetë detektuar rrëzimi i personit.

“Series 4” gjithashtu mund të detektojë rrahjet e çrregullta të zemrës dhe rrahjet e ulëta të zemrës.

Cook ka thënë gjithashtu se orët e mençura të Apple janë numër një në botë.

 

 

 

COMMENTS