Ansu Fati mungon kundër Getafes për probleme në gju, kthehen Rakitic dhe Perez

Ansu Fati mungon kundër Getafes për probleme në gju, kthehen Rakitic dhe Perez

Ansu Fati është lënë jashtë për ndeshjen që Barcelona e zhvillon të shtunën në udhëtim me Getafen.

Talenti 16-vjeçar ka disa shqetësime në gjurin e djathtë dhe nuk ia ka dalë të rikuperohet për takimin e nesërm.

Ivan Rakitic dhe Carles Pérez, që munguan sfidën e kaluar – janë rikthyer në skuadër.

Jashtë vazhdon të jetë Samuel Umtiti, ashtu si Lionel Messi, që u dëmtuar në mesjavë kundër Villarrealit, raporton Gazeta Express.

 

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19