Ankohet protagonisti i videos qesharake që “a ban me fol” ia zë vendin [Video]

Ankohet protagonisti i videos qesharake që “a ban me fol” ia zë vendin [Video]

Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkut, një nga videot që u bë sërish virale ishte ajo e të riut nga Drenica “A ban me fol, a ban me fol”. Këtë vit u shtuan me të madhe edhe talljet publike që po bëheshin me atë video, duke krijuar versione të ndryshme të saj nëpër rrjete sociale.

Që nga dje nisi të raportohej edhe për ndikimin negativ që kishin pasur këto tallje te i riu nga Drenica. Por, hiç më lehtë nga talljet nuk kishte shpëtuar as një djalë i ri nga Ferizaj, videoja e të cilit dikur ishte konsideruar si më qesharakja e vitit. Periskopi ju sjell detaje nga këto dy raste…

Një intervistë e heshtur e një qytetari të Ferizajt dhënë në vitin 2009 për një televizion ishte bërë virale në rrjete sociale.

Kristian Gashi kishte qëndruar i heshtur për disa sekonda kur ishte pyetur nga gazetarja se si e vlerëson faktin se në Qytetin e Ferizajt nuk ka tualete publike.

Gazeta Lajm

Ankohet Kristiani që "a ban me fol" ja ka marrë primatin e videos më virtuale në Kosovë 😀

Posted by Lajm on Wednesday, March 6, 2019

 

Kjo intervistë e heshtur, me fytyrë të buzëqeshur të Gashit ishte zgjedhur si intervista më qesharake e vitit 2009.

E njëjta, ishte përsëritur ndër vite në rrjete sociale.

Me të marrë vesh se i riu nga Drenica, me të cilin talleshin për video “A ban me fol, a ban me fol” ka marrë bursë dhe i janë premtuar 500 euro nga deputeti Labinot Tahiri, Kristian Gashi ka bërë një publikim në rrjetin social.

Aty ka shkruar se po i vie inati se si për 10 vite të gjithë janë tallur me intervistën e tij, por askujt s’i ka shkuar ndërmend që t’ia çojë 500 euro apo t’i sigurojë bursë, siç ndodhi më të riun nga Drenica.

Ai thotë se krejt çka fitoi nga tallja 10 vjeçare ishte dy dënime të falura nga Policia dhe dy parkime të kerrit falas.

“Eeeeee qetash un : A BAN ME FOOOL A BAN ME FOOOOL 🙋🏻‍♂️🙋🏻‍♂️ Inati pom vje intervista jem qe rrash 10 vjet eshr nr 1 ne ven , qe 10 vjet keshin me mu , qe 10 vjet lujn qoke me muuu e kerkush smi qoj nja 500€ a naj burs a ,( perpos dy her policija sum kan denu masi mkan njoft edhe dy her parking per kerr skam pagu ) a ktij djalit Drenices 500€ Labi , burs fitoj ,mdoket edhe nuse me letra dojn mi gjet me qit jasht shtetit. Kjo bot nuk esht e drejt . DREJTSI PER GJITH!!!”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme nëpër rrjete sociale ka qarkulluar një video ku thuhej se djali që ishte përqeshur për festën e tij pas zgjedhjes së Thaçit president, duke kërkuar leje që të fliste te gazetari i KTV-së, kishte ndërprerë studimet për shkak të përqeshjes.

Gazeta Lajm

Tagg shokut që don me fol 😀

Posted by Lajm on Friday, March 1, 2019

 

Por, familjarët e tij kanë rrëfyer se djali ndaj të cilit u ushtrua abuzim i tmerrshëm përqeshës nga një pjesë e madhe e shoqërisë, në të vërtetë nuk e ka lënë shkollimin por ballafaqohet me probleme financiare për ta përballuar studimin në një universitet privat, përcjell Periskopi.

“Jo, ai e vazhdon shkollimin. Bilës është shumë student i mirë. Po bëjnë hajgare njerëzit me thënien e tij. Edhe kjo gjë po i pengon, ngase tashmë janë bërë të tepërta. Nuk ka vend që ai shkon e nuk ia thonë fjalët ‘A ban me folë”, tregon ky i afërm i tij.

Me t’u publikuar ky lajm, reagoi deputeti Labinot Tahiri.

Ai premtoi se do t’i ndajë 500 euro nga paga e tij për t’ia ndihmuar shkollimin të riut nga Drenica.

Pas Tahiri, reagoi edhe Fondacionin “Golden Eagle”, të cilët i kanë ofruar bursë ati.

Eeeeee qetash un : A BAN ME FOOOL A BAN ME FOOOOL 🙋🏻‍♂️🙋🏻‍♂️Inati pom vje intervista jem qe rrash 10 vjet eshr nr 1 ne…

Posted by Kristian Gashi on Wednesday, March 6, 2019

 

 

COMMENTS