Dy anije iraniane kanë mbetur të bllokuara në një port të Brazilit, për shkak të mungesës së naftës, e cila erdhi si pasojë e sanksioneve amerikane, e tani edhe Brazili po refuzon që t’i shet naftë atyre.
Anijet erdhën në Brazil para disa muajve, e që mbajtën me vete produkte kimikale që përdoren për fertilizim. Ato pritej që ta zbarkonin mallin dhe të kthehen në Iran, por nuk kishin mjaftueshëm naftë që ta marrin rrugën e kthimit, tha për Reuters operatori i portit Paranagua, transmeton Gazeta Express.
Ushqimi nuk është pjesë e sanksioneve amerikane, dhe Irani është blerësi më i madh i produkteve agrokulturore të Brazilit, duke importuar më shumë se 2.5 milionë ton të grurit brazilian çdo vit.
Gjithsesi, ky është një rast i veçantë, sepse më parë gjithmonë anijet Iraniane kanë pasur naftë rezervë për çdo rast nevoje.
Dy anijet janë në pronësi të kompanisë publike iraniane Sapid Shipping Co, e cila shpesh herë ka dërguar anije në Brazil për të bërë tregti.
COMMENTS