Anëtari i VV-së: Isa Mustafa nuk bën të bëhet president, do të përçahej LDK’ja

Anëtari i VV-së: Isa Mustafa nuk bën të bëhet president, do të përçahej LDK’ja

Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka thënë se nuk beson që Isa Mustafa do të bëhet president.

Bahtiri ka thënë se Isa Mustafa nuk bën të bëhet president pasi përçahet LDK-ja.

“Ne nuk dëshirojmë të lëndojmë një partner (LDK-në) duke iu bërë president Kryetarin e partisë”, tha ai në Rtv Dukagjini.

I pari i Mitrovicës thotë se Isa Mustafa është vendosur në krye të LDK-së si figurë kompromisi për të mos u shpartalluar partia, përcjell telegrafi.

“Ne nuk jemi të trentë që të shfaqim edhe njëherë një rrezik. Nuk duam të rrjedhin deputetë nga koalicioni jonë [Vetëvendosje-LDK]”, tha ndër të tjera Agim Bahtiri.

 

COMMENTS