Andre Silva është gati për Sevillan

Andre Silva është gati për Sevillan

Milan i ka lënë jashtë Andre Silvan dhe Riccardo Montolivon nga skuadra për përballjen kundër Real Madridit, derisa sulmuesi është shumë afër për të kaluar në Sevilla

Ndeshja miqësore do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje në ora 21:00 .

Por, trajneri Gennaro Gattuso ka udhëtuar në Spanjë pa të lënduarit Pepe Reina, Ivan Strinic dhe Ignazio Abate.

Megjithatë, në këtë listë mungojnë edhe Andre Silva dhe Montolivo.

Sot drejtori Leonardo e konfirmoi që portugezi Silva është njëri prej atyreve që mund të largohet, bashkë me Carlos Baccan.

Por, sipas Sky Sport Italia dhe AS tani thuhet se Andre Silva është afër për t’u transferuar në Sevilla pasi që ka shënuar vetëm dy gola në Seria A në debutimin e tij, derisa një vit më parë Milan kishte paguar 38 milionë euro Portos për të.

Kështu që transferi i tij pritet të ndodh brenda 48 orëve dhe besohet që do të jetë huazim për pesë milionë euro më opsionin për ta blerë për 30 milionë euro në fund të këtij sezoni.

 

COMMENTS