Amerika lëshon fletarrestim ndërkombëtar për një haker të rrezikshëm shqiptar

Amerika lëshon fletarrestim ndërkombëtar për një haker të rrezikshëm shqiptar

Tetë vjet pasi forcat e rendit të FBI hapën një rast kundër grupit Mariposa, e cila është një grup i hakerëve ndërkombëtarë, zyrtarët po nisin akuzat ndaj katër të dyshuarve kryesorë. Njëri ndër ta është shqiptari Mentor Leniqi, 35 vjeçar.

Rasti kishte nisur fillimisht në vitin 2011, kur zyrtarët e SHBA’së së pari nisën ankesat ndaj hakerëve europianë. Hetimet zbuluan një perandori të kriminelëve kibernetikë që dërgoi deri në rrëzimin e të famshmës Darkode, që është një vendtakim për hakerët e “fortë”.

Javën e kaluar SHBA’ja ka lëshuar dokumente të reja rreth rastit si dhe ka përfshirë në të katër hakerë, ndaj të cilëve ka nisur fletëarrestet.

Katër të dyshuarit janë Matjaz Skorjanc, Florencion Carro Ruiz, Thomas McCormick si dhe Mentor Leniqi.

Mariposa është një virus kompjuterik që me të hyrë në ndonjë kompjuterë personal arrijnë të merr informatat private siç janë llogaritë e bankave.

Skorjan ishte lider i grupit ndërsa Leniqi me McCormick jepnin asistencë. Brenda një kohe të shkurtër Mariposa infektoi një milion kompjuterë.

Skorjan ishte dënuar nga një gjykatë sllovene dhe kishte kryer një dënim prej 4 vite e tre muajve. Kjo duket që është arsyeja se pse SHBA’ja priti deri tani për të lëshuar fletëarrestet.

 

COMMENTS