Ambasadorja Çitaku takohet me familjet shqiptare në Jerusalem

Ambasadorja Çitaku takohet me familjet shqiptare në Jerusalem

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar disa familje shqiptare në Jerusalem.

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael.

Gjatë këtij qëndrimi atje, Çitaku është takuar edhe me disa prej shqiptarëve që janë në Jerusalem, përcjell lajmi.net.

Kjo është bërë e ditur nga vet ambasadorja, e cila përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi.

Çitaku ka thënë se, ishte kënaqësi që ajo të takohet me këta shqiptarë.

“Takim i ngrohtë me familjet shqiptare në Jerusalem. Faleminderit Ilir, Lindita dhe Artan. Sa kënaqësi me ju pa”, ka shkruar Çitaku.

 

COMMENTS