Ambasadori britanik dënon sulmet ndaj gazetarëve

Ambasadori britanik dënon sulmet ndaj gazetarëve

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve për të cilat është raportuar ditëve të fundit në vend, raporton Gazeta Express.

Përmes një reagimi në Facebook, ambasadori Abbott ka shkruar se është i shqetësuar nga raportimet për sulmet ndaj gazetarëve në vend.

Ai thotë se gazetarët duhet të punojnë pa frikë nga dhuna, e se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar për lirinë dhe mbrojtjen e medias.

“Jam i shqetësuar pas raportimeve për sulme ndaj disa gazetarëve në Kosovë. Gazetarët duhet që të lejohen që të punojnë pa frikë nga dhuna.  Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar për lirinë e mediave dhe mbrojtjen e gazetarëve në të gjithë botën”, thuhet në reagim.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19