Ambasada e Zvicrës për Florijanën: Buzëqeshja rrezatuese është ajo që mbetet

Ambasada e Zvicrës për Florijanën: Buzëqeshja rrezatuese është ajo që mbetet

Ambasada e Zvicrës në Kosovë përmes Facebook’ut ka kujtuar futbollisten Florijana Ismaili, e cila u gjet e vdekur të martën pasdite në fund të liqenit ku ishte zhdukur para tri ditëve. Ambasada e Zvicrës tha për Florijanën “Buzëqeshja rrezatuese është ajo që mbetet”.

Trupi i pajetë i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Florijana Ismailit, u gjet dhe u tërhoq dje nga Liqeni Como në Itali, tri ditë pasi ajo u raportua e zhdukur nga mikja e saj, transmeton Express.

Ajo u gjet në një thellësi prej 204 metrave, jo larg vendit ku ishte zhdukur në Liqenin Como në Itali. 24-vjeçarja me origjinë shqiptare ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite duke mos u rishfaqur më.

 

COMMENTS