Allegri merr vendim për të ardhmen

Allegri merr vendim për të ardhmen

Ish trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka marrë vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij.

Pas ndarjes së rrugëve me Juventus, Allegri nuk ka gjetur akoma skuadrën e ardhshme që do ta drejtojë.

Trajneri italian duket se nuk e ka me ngut ta gjej këtë skuadër, pasi ka vendosur të qëndrojë një vit në pushim.

“Do të bëj një vit pushim të rimbushem dhe të marr në dorë jetën private” ka thënë Allegri, transmeton lajmi.net.

“16 vitet e fundit jam ndjerë ndryshe. Duhet të kesh kohë për familjen, fëmijët dhe shokët” ka thënë tutje trajneri.

“Do ta shfrytëzoj këtë vit të rimbush bateritë, para sezonit tjetër” ishin fjalët e Maxit.

Allegri së fundmi ka fituar Serie A me Juventus, por dështoi në Ligën e Kampionëve, dhe kjo bëri që të mos jetë më trajneri i ‘Zonjës së vjetër’.

 

COMMENTS