Albright: Ky shtet dhe ky bust kanë shumë rëndësi për mua

Albright: Ky shtet dhe ky bust kanë shumë rëndësi për mua

Në Prishtinë, para pak çastesh është zbuluar busti i ish-Sekretares së Shtetit, Madeline Albright.

Para pak çastesh në sheshin “Madeline Albright”, është zbuluar edhe busti i ish-Sekretares së Shtetit.

Pas zbulimit të këtij busti, ish-Sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, u shpreh edhe një herë falënderuese për Kosovën dhe për popullin kosovarë për dashurinë dhe respektin që i kanë dhënë asaj, raporton lajmi.net.

Ajo gjatë zbulimit të bustit të saj në Prishtinë, me shaka e falënderoi autorin që e ka bërë kaq të madhe.

“Dua të ju falënderoj të gjithëve. Dua të falënderoj atë që më ka bërë kaq të gjatë. Ne ishim në gjendje të sjellim paqe në Kosovë”, deklaroi Albright.

Mirëpo, Albright tha se ky bust dhe Kosova kanë një rëndësi shumë të madhe për të.

“Ky vend dhe ky shtet ka shumë rëndësi për mua dhe ky bust ka shumë rëndësi për mua”, deklaroi ajo. /Lajmi.net/

 

COMMENTS