Alban Ramosaj në lidhje me vajzën e biznesmenit: Më lini t’a shijoj

Alban Ramosaj në lidhje me vajzën e biznesmenit: Më lini t’a shijoj

Këngëtari Alban Ramosaj është në qendër të lajmeve në rubrikën rozë pas zërave se ai ndodhet në një lidhje me Niki Delijorgjin, vajzën e biznesmenit të njohur, Mihal Delijorgji.

Këngëtari iu ka dhënë fund thashethemeve dhe më në fund ka folur për vajzën që i ka marrë zemrën. I ftuar tek “Why Not”, me Roza Latin, ai e ka pranuar por ka kërkuar privatësi.

“Jam në një periudhë shumë pozitive të jetës sime. Dhe nga këngët mund ta kuptoni. Nëse evolon në diçka më serioze, më besoni që do e merrni vesh. Thjesht më lejoni ta shijoj edhe pak privatësisht”, u shpreh Albani.

Ka të drejtë Albani… le t’a lemë tashmë të shijojë lidhjen e tij!

 

COMMENTS