Aksion i madh i Policisë në Prizren për të kapur hajnat

Aksion i madh i Policisë në Prizren për të kapur hajnat

Katër persona kanë qenë të kërkuar nga ana e Policisë së Rajonit të Prizrenit tash e disa kohë.
Një plan operativ i Policisë së Rajonit të Prizrenit në orët e hershme të mëngjesit ka vënë në pranga katër persona.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi tha për kallxo.com se të arrestuarit kanë qenë në kërkim për disa vepra penale.

“Njëri nga të arrestuarve ka qenë i kërkuar për arratisje nga Qendra e Paraburgimit të Lipjanit, ndërsa të tjerët janë të kërkuar për grabitje, tentim vrasje”, tha Gashi

 

COMMENTS