Aksident me të vdekur në Divjakë

Aksident me të vdekur në Divjakë

Një 40-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur në fshatin Xengë të Divjakës, rreth orës 19.25.

Personi me inicialet G.B, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me një “Fiat, me drejtues O.K, 40 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 40-vjecari.

G.B dhe pasagjeri në makinën tip Fiat E.A, 38 vjeç ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia tha se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Gazeta Express

 

 

COMMENTS