Aksident i rëndë trafiku në Klinë – vdes një person, lëndohen katër të tjerë

Aksident i rëndë trafiku në Klinë – vdes një person, lëndohen katër të tjerë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në natën e së hënës, në Klinë.

Si rezultat i aksidentit, një person ka mbetur i vdekur në vend, ka bërë të ditur Policia e Kosovës për Gazetën Express.

Aksidenti ka shkaktuar edhe lëndimin e katër personave të tjerë, ka thënë Driton Rugova, nga Zyra e Informimit e Policisë në Pejë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin, ka njoftuar ai.

Edhe ambulanca ka mbërritur shpejt në vendin ku ka ndodhur aksidenti, për t’i dhënë trajtim mjekësor të lënduarve e për t’i çuar më pas në spital.

 

 

COMMENTS