Aksident, edhe sa të vdekur!

Aksident, edhe sa të vdekur!

Jeton RRAKAQI, Asambleist  në Suharekë.

Qytetarët e Komunës sonë kushdo qofshi ju edhe mërgimtarë, nga vdekjet e shumta kanë tronditur thellë qdo qytetarë te vendit tonë, Komuna jone është duke përjetuar trishtim të vërtet sikurse të jepet përshtypja se jemi në një front lufte dhe pothujse qdo muaj e kam frikë se qdo javë po ndodhin aksidente fatale.

Në këtë gjendje ne jemi shëndrruar në spektator duke komentuar ngushllimet për familjarët e të vdekurve ndërsa sytë dhe mendja na është mbyllur përpara këtyre ndodhive duke pasur parasysh humbjet e mëparshme të një familje në tërësi e me gjërë në Komunën tonë.

Nga keto ndodhi siguria njerëzore dhe siguria në komunikacion rrugor është tej mase e rrezikuar dhe kalon të gjitha normat e sigurisë, natyrisht secili prej nesh kërkon shkaqe dhe fajtor mirëpo asnjëri nga ne nuk ka ide funksionale se si të parandalohen këto dukuri vdekjeprurëse të cilat kanë shkaktuar pasoja pothujse më të rënda në vitin 2018.

Në këtë gjendje të sigurisë sot qdo njeri prej nesh ndihet shum i rrezikuar për vete dhe familjetë e tyre, andaj shpreh brengen se me të vërtet duhet të hartohet një strategji kombëtare të parandalimit të aksideteve të rënda. Nevojat urgjente është tani menjëherë, ne mund te pajtohemi se “koka kanë e shkrune qashtu“ mirëpo ne duhet të pajtohemi se secili nga ne në ngasje ka shkujdesje të tepruar duke marrë parasysh shkakun e aksidentit në momentin kritik.

Se qka mund të bëjë Komuna jonë në këtë drejtim konsideroj se mund të bëjë shumë dhe jo vetëm për qyetatarët e kësaj komune por edhe më gjërë prandaj në vend se të iu bëjë apel shoferëve në rrugë për kujdes të shtur unë ju bëjë apel organeve të sigurisë përfshirë edhe Komunen tonë që e vetjma mënyrë për parandalimin e aksidenteve është bashkrëndimi dhe koordinimi institucional përmes aplikimit të masave të veqanta.

Kërkoj urgjentisht që të thirret mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale që të diskutohet gjendja e sigurisë në trafikun publik meqënse Komuna jonë ka përjetuar një terror në trafik në dy muajt e fundit.

Ftoj të gjithë organet për një organizim dhe vullnet politik pa dallim që të mendojmë dhe krijojmë mundësi për sigurinë në trafikun rrugor. Në vend të ngushllimit qdo qytetarë duhet të mendoj zgjidhje rastet që kanë ndodhur së fundi janë tejet tronditëse dhe se kam frikë se nuk do të jenë të fundit kur jemi dëshmitar të shumë qmendurive në trafikun rrugor.

Apeloj që të gjithë qytetarët ta ruajnë jetën e tyre dhe të mendojnë për jeten e tjetrit.

COMMENTS