Agjenti i Coutinhos jep deklaratën e papritur

Agjenti i Coutinhos jep deklaratën e papritur

Agjenti i Philippe Coutinho ka thënë se anësori i Barcelonës nuk do të konsideronte një lëvizje në ndonjë ekip tjetër të Premierligës përveç Liverpoolit, duke marrë parasysh afirmitetin e tij me klubin e kuq.

Brazili ka qenë i lidhur me transferimet në Manchester United dhe Chelsea – si dhe Liverpool – në javët e fundit, por agjenti Kia Joorabchian beson se nëse Coutinho do të kthehej në Premierligë vetëm do të ishte të ribashkohej me ‘Të Kuqtë’.

“Manchester United është një klub i madh, unë kam lojtarë atje dhe kam respekt të plotë për ta, por sa i përket Philippe, do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për një lëvizje e cila është pothuajse e pamundur”, tha Joorabchian për talkSPORT, përcjell lajmi.net.

“Do të ishte shumë e vështirë për Philippe të luante për ndonjë nga rivalët e Liverpoolit, sepse ai ka një lidhje të madhe me këtë klub”.

”Koha e tij atje ka qenë fantastike, zemra dhe afirmiteti i tij janë shumë të mëdha me Liverpoolin”, shpjegoi agjenti.

Coutinho kaloi pesë vjet në Liverpool përpara se të largohej nga klubi në janar 2018 për rreth 155 milionë euro, por ka vuajtur te Barcelona për të gjetur një vend startues në formacion.

 

COMMENTS