Adi Krasta rikthehet në ekran, mësoni për planet e reja të moderatorit

Adi Krasta rikthehet në ekran, mësoni për planet e reja të moderatorit

Pas largimit nga “E diell”, moderatori shumë i dashur për publikun, Adi Krasta nuk u pa më të niste ndonjë emision televiziv.

Hera e fundit kur ai u shfaq ishte dhjetorin e vitit të kaluar në prezantimin e festivalit të këngës në RTSH.Mirëpo në sezonin e ri televiziv në shtator, Krastën do ta shohim sërish në ekran.

Një burim i “iconstyle” bën me dije se moderatori është në bisedime për të nisur një emision të ri në News 24.

Nuk bëhet ende e ditur çfarë formati do të jetë emisioni i ri i Krastës, por lajmi se ai do të rikthehet me siguri i ka gëzuar shumë teleshikues.

 

 

COMMENTS