Ademi: Ajo kundër vetvetes

Ademi: Ajo kundër vetvetes

Nga: Armend Ademi

18 Mars 2008, ish Presidenti i 44 i SHBA-ve gjatë fjalimit të tij “Një bashkim më i përsosur”, tek sa përshkruan familjen e tij thotë:

…“in no other country on Earth is my story even possible”…
…”në asnjë vend tjetër në Tokë nuk është e mundur historia ime”…
Në këtë fjalim, autori përdorë fjalë të kuptueshme për publikun edhe kur flet në mënyrë figurative. Toni i folësit në këtë fjalim mund të përshkruhet si shumë serioz, shqetësues dhe këmbëngulës. Duke pasur parasysh se ky fjalim ishte përgjigje ndaj skandalit të pastorit të ish Presidentit Amerikan, i cili kishte akuzuar qeverinë për krime ndaj njerëzve me ngjyrë, gjatë fjalimit të mbajtur ish Presidenti tregoi se çështje të kësaj natyre janë shumë serioze për vendin dhe popullin.

Konceptualisht fjalimin do e përmbyllja me një fjali që ne shqiptarët priremi shpesh ta përdorim:
“Kadal beg se ka hendek!“
Në prizmin tonë gjeografik dhe demografik, kjo qasje ndaj problemeve është shumë abstrakte dhe syreale. Nëse bëjmë një retrospektivë të ngjarjeve pas vitit 2001, mund të konstatojmë se:

…“në asnjë vend tjetër në Tokë nuk është e mundur historia jonë“…, – por nuk dua që këto ngjarje të defokusojnë qëllimin primar të këtij opnioni, plotësisht i motivuar nga një ngjarje e javës që lam pas.
Këtë fundvit, respektivisht javën e kaluar, si për çudi shqiptarët në Maqedoni, me çerek zëri vendosën të protestojë kundër stërmbushjes së vendeve të banuara me lojra të fatit, gjegjësisht përpilimin e një akti ligjor që do i dislokonte të njëjtat në zonat periferike.
Përkundër trazirës së vazhdueshme politke, ekonomike dhe sociale, po përballemi edhe me situatën më qesharake të kohës sonë, kur ne reflektojmë pakënaqësi për këtë klasë politike.

…„UNË KUNDËR VETVETES“…
Në rreshtin e parë të protestës protestoi „AJO“. Prania e „ASAJ“ përbënte një tallje me të gjithë ata që po protestonin kundër një dukurie që është produkt i politikës, ku “AJO” është pjesë e ekzekutivit. Historitë kur stereotipë si puna e “ASAJ” rradhiten përkrah popullit, kur ai proteston kundër veprimeve të tyre, tanimë janë bërë pjesë normale dy dekadat e fundit.

Cila është ndjenja që drejton këtë argument, të shpërfilësh padrejtësisht kaosin që vetë ke krijuar dhe pastaj të dalësh “kundër këtij kaosi”?!
Nëse i qasemi racionalisht konstatimit se: “ata e bëjnë kaosin dhe validojnë pakënaqësine ndaj kaosit”, bëhet e mundur një qasje praktike dhe e kuptueshme, e cila reflekton talljen që “ATA” u
bëjnë shqiptarëve të Maqedonisë. Një qasje e tillë kërkon përgjegjësi nga të gjithë ne – individët, që lejojmë mbizotërimin e të keqes në shoqërinë tonë.

Pra vija fundore është kjo: të qenit qytetar i këtij vendi jo vetëm me të drejta, por edhe me përgjegjsi të caktuara themelore, ne mund të krijojmë një rrugë për statusin tonë, duke reflektuar në vlerat dhe veprat tona.
Përgjegjësia që siguron se feneri vazhdon te shkëlqejë si një burim shprese dhe prosperiteti brez pas brezi, bie mbi të gjithë ne si pjesë përbërse e kësaj gjenerate. Ne nuk duhet të udhëhiqemi nga instikti i frikës, por i shpresës, idealeve tona të larta si popull, të vulosura në vulën e kombit tonë. Është fakt që pa mbështetjen e njëri tjetrit, nuk mund të zgjidhim dhe shërojmë problemin me parazitët brenda neve. E vetmja mënyrë për të zvogëluar rrezikun e përkeqësimit të mëtutjeshëm të kësaj gjendje, është që ne si popull të marrim përgjegjësinë për zgjidhjen e këtij problemi njëherë e përgjithmonë.

 

COMMENTS